Ish presidenti Ilir Meta ka mbajtur sot fjalën e tij në Konventën Kombëtare të Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Ai u shpreh se ka qenë kundër braktisjes së mandateve nga opozita. Ai shtoi se mafia e cila kontrollon shtetin po tenton zhbërjen e identitetit kombëtar.

“Është bërë gjithçka për të përmbysur sistemin që një grup oligarkësh e politikanësh nuk bëjnë gjë tjetër veçse plaçkisin popullin me pasuritë mbi dhe nën tokësore, në ajër e det dhe viktima është populli i Shqipërisë, të rinjtë e të rejat, që duan ti përzënë për të shteruar energjinë e kombit, që ku vend të mos ketë njerëz me ëndrra që cënojnë pushtetin e kleptokratëve.

Edhe ju ishit target në 5 vitet e kaluara. I bëj të qartë çdo anëtari e simpatizanti të LSI-së dhe çdo qytetari kudo është se Ilir Meta ka qenë kategorikisht kundër bastit të çmendur për t’i besuar një gënjeshtari ordiner, që gënjen edhe për orën, që braktis mandatet, Kuvendin, pushtetin vendor. Ka ndonjë vend afrikan nga ata më të pazhvilluarit që në pushtetin lokal nuk ka një këshilltar të opozitës. Djegia e mandateve ishte e mirëplanifikuar nga mafia që drejton politikën dhe mafia që punon me dy krahët.

Ndryshe nuk do të ndodhni të gjitha sa po ndodhin, për korrupsion dhe zhbërje të identitetint kombëtar.

Me idenë ç’do hamë sot, ç’do rruajmë nesër?

Ndaj jemi në këtë situatë, zhbërja është mënyra më e mirë për të realizuar atë që nuk realizuan pushtuesit. Në 5 vite ndodhi një grusht shteti pa tanke por me procedura, edhe me ekspertizë të huaj. Na mësuan se si Parlamenti monist, jo pluralist mund të marrë anëtarët e Gjykatës Kushtetuese që i propozon presidenti, i çon të betohen tek noterja e Lanës. Dhe Parlamenti thotë u zgjodh. Noterja e mençur thotë, nuk bëri betimin tek unë, por diku tjetër. Tek unë thjeshtë vërtetoi iodentitetin”, tha Meta.

Artikulli paraprak“DUHET PUNË QË TË KEMI NJË VJESHTË RIPËRTËRITËSE”, ILIR META NË KONVENTËN E LSI: MEZI PRES TË RIKTHEHEM PAS 25 VITESH PËR TË…
Artikulli tjetër“NGA SOT NIS PUNA”/ META FLET PAS KONVENTËS, PYETET PËR TAKIM ME BERISHËN, JA PËRGJIGJJA