Autoriteti i Aviacionit Civil përmes një statusi në Facebook ka lajmëruar të gjithë pasagjerët që do të fluturojnë ditëne nesërme me datën 8 qershor drejt Italisë

duhet të kontrollojnë biletat dhe kompanitë ajrore me të cilat do të fluturojnë pasi është parashikur grevë e disa sindikatave të kontrollorëve të trafikut ajror në Itali dhe ekuipazhet e disa kompanive italiane.

Autoriteti i Aviacionit Civil, i bën thirrje gjithë pasagjerëve që do të udhëtojnë ditën e neserme dt 8 Qershor nga, dhe drejt Italisë, që të tregojnë vëmendje dhe të kontrollojnë njoftimet e kompanive ajrore në të cilat kanë prenotuar biletën,

pasi është parashikuar një grevë e disa sindikatave të kontrollorëve të trafikut ajror në Itali, dhe ekuipazhet e disa kompanive italiane.

Greva është parashikuar nga ora 13.00 deri në 17.00 dhe si pasojë shumë kompani do të kenë vonesa dhe anullime të disa fluturimeve, që prekin edhe vendin tonë.

Për më shumë informacion, ju ftojmë të kontaktoni sa më parë me kompanitë ajrore ose agjensinë ku keni rezervuar biletën, për të konfirmuar statusin e udhëtimin tuaj dhe nëse do të jetë e nevojshme ri-planifikimin e udhëtimit.

Artikulli paraprakMARRËVESHJA ME GREQINË, BERISHA: RAMA E BUSHATI BËJNË SIKUR NEGOCIOJNË
Artikulli tjetërDJALI VRET BABAIN DHE NËNËN