Grupi i Enkelejd Alibeaj i ka bërë sot thirrje Gjykatës së Apelit që të shqyrtojë sa më shpejt të jetë e mundur ankimin e paraqitur, duke shtuar se nuk ka asnjë pengesë për t’i dhënë fund konfliktit lidhur me legjitimitetin e drejtimit të PD.

Përfaqësuesit ligjor, Indrit Sefa, në një postim në Facebook, ka ftuar palët t’i kërkojnë Apelit të shpallë dhe të gjykojë këtë çështje në një kohë sa më të shpejt, pasi çdo vonesë është e pajustifikuar.

Postimi:
Gjykata e Apelit tashmë nuk ka asnjë pengesë për ti dhënë fund konfliktit gjyqësor për legjitimitetin e drejtimit të Partisë Demokratike.
Partia Demokratike i kërkon Gjykatës që të shqyrtojë sa më shpejt ankimin e paraqitur nga ana e saj. I ftojmë të gjitha palët ti kërkojnë Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm të shpallë dhe të gjykojë këtë çështje në një kohë sa më të shpejt.
Çdo vonesë tashmë është e pajustifikuar.

foto galeri

 

Artikulli paraprakTAKIMI I KOMUNITETIT SHQIPTAR DHE EKSPONENTËVE TË POLITIKËS ITALIANE, BERISHA BËN THIRRJE PËR PJESËMARRJE
Artikulli tjetërSITUATA ME COVID-19 NË VEND/ MSH: ASNJË HUMBJE JETE DHE 16 QYTETARË TË INFEKTUAR NË 24 ORËT E FUNDIT