Për të nëntin vit radhazi ka çelur siparin festivali I këngës qytetare “Luleborë”. Artistët performuan këngët e tyre në skenën e teatrit “Migjeni” para publikut shkodran. Dirigjenti i orekestrës së festivalit, Jetmir Barbullushi vlerëson emocionin dhe profesionalizmin që u përcoll gjatë interpretimeve.
Drejtori i qendrës kulturore “Pjetër Gaci”, Dritan Mlika, në mbyllje të natës së parë tha se “Lulebora” këtë vit ishte shumë e suksesshme.
Moderatorja e festivalit “Luleborë” Suela Demiri vlerëson larmishmërinë e tematikave të këngëve.
Në natën e parë të këtij festivali u prezantuan 15 këngët konkurruese, ndërsa në natën e dytë ndahen çmimet për këngët fituese të edicionit të nëntë të festivalit “Luleborë”.