Në përfundim të mbledhjes së radhës të këshillit bashkiak, anëtarët kanë shprehur shqetësimet e tyre lidhur me çështje të ndryshme. Një prej çësthjeve që ngjalli debat ishte edhe vendosja e skulpturës monumentale e çelësit në hyrje të qytetit të Shkodrës.
Ndërkohë, një debat tjetër ngjalli edhe çështja e ndriçimit në zonën muzeale të Gjuhadolit.
Problematika të tjera të cilat u shtruan nga anëtarët e këshillit bashkiak ishin edhe punimet për hyrjen e Shkodrës, marrja e masave për motorët elektrikë dhe jo vetëm.