Një çelës i vogël, i ndryshkuar që i përkiste një dollapi të Titanik-ut është shitur në një ankand në Angli për 85.000 £.

The Telegraph shkruan se çelësi është përdorur nga Sidney Sedunary, 23 vjeç i cili ishte një kamarier në anijë, por që vdiq bashkë me 1500 pasagjerët e tjerë kur anija u përplas me një ajsberg në prill të 1912. Çelësi ishte lidhur me një pllakë bronxi ku shkruhej ”Locker 14 ”F”DK” (Dollapi 14 Ura F) dhe i ishte dërguar bashkëshortes së kamerierit, që ishte shtatzënë. Nga anija Titanik kanë dalë në ankand dhe janë shitur edhe objekte të tjera me vlera.

Artikulli paraprakAKUZAT PËR “BALLISTËT”, REAGON NISHANI: DEKORUAM LUFTETARË TË LIRISË
Artikulli tjetër“DR. HOUSE” NDEROHET ME YLL NË BULEVARDIN E FAMËS