“Deduksione bashkëkohësie” është ekspozita e hapur nga piktori Aleksandër Filipi në “Galerinë e Arteve” në Shkodër. Kjo ekspozitë, thotë autori është një egografi e unit të shoqërisë shqiptare të këtyre 30 viteve mbi gjërat e çuditshme që kanë ndodhur në Shqipëri.
Ekspozita e Aleksandër Filipit për autorin është një thirrje për shoqërinë duke e krahasuar me filozfin grek të lashtësisë Diogjeni i cili gjithë jetën ishte në kërkim të njeriut të vërtetë.
Drejtori i “Galerisë së Arteve” në Shkodër Fatmir Juka shprehet se veprat e piktorëve si Aleksandër Filipi janë mesazhe për përmirësimin e jetës tonë.
Aleksandër Filipi është piktor nga Berati por me origjinë nga Shkodra duke patur një arsye më shumë për të sjellë punimet e tij në këtë qytet. Filipi ka hapur një numër të konsiderueshëm ekspozitash ndërsa ka marrë edhe shumë vlerësime të ndryshme duke lënë gjurmë me angazhimin e tij artistik përmes pikturës.