Në galerinë e arteve pasditen e së shtunës u çel ekspozita “Një jetë pranë telajos“ me vepra të autorit austriak Karl Korab.
Ekspozita përbëhet nga 24 grafika dhe i dedikohet temave si natyrës së qetë, dhe peizazheve. Kjo ekspozitë erdhi si një bashkëpunim i ndërmjet konsullatës Austriake dhe kosullit të nderit në Shkodër Gjergj Leqejza. Ekspozita “Një jetë pranë telajos” pasi u mbajt e hapur në Tiranë për disa ditë tashmë do të jetë edhe ne Shkodër për artëdashësit nga data 31 mars deri më 14 prill 2017.