Universiteti “Luigj Gurakuqi” në bashkëpunim me Galerinë e Arteve të Shkodrës organizuan pasditen e së mërkurës Ekspozitën e Artit Pamor me studentët e vitit të tretë të programit të studimit “Pikturë dhe Grafikë”.
Nën praninë e një publiku artdashës, u prezantuan punimet më të mira të artit pamor dhe instalacioneve të këtyre studentëve të cilat u realizuan në një përiudhë përafërsisht dy vjeçare. Kjo ekspozitë ishe një detyrë e përfshirë në programin e lëndës së pikturës dhe pati një karakter gjykues dhe analizues nga ana e ë. Gjithashtu ky project shërbeu që të pranishmit të shikonin ecurinë e këtyrë studentëve dhe të vlerësonin dijet e marra pranë Galerisë së Arteve në Shkodër. Vëmëndjen e e të pranishmëve e tërhoqen mesazhet goditëse të cilat këta artistë kishin zgjedhur për të thumbuar veset e shoqërisë aktuale dhe goditur politikat e saj. Sidi Kanani, Pedagog pranë Galerisë së Arteve ne çelje falenderoi të pranishmit për pjesëmarrjen dhe kerkoi që kjo ekzpozitë të mos shërbeje thjesht si një shtrëngim duarsh, por edhe si një sy kritik për punen e këtyre të rinjve. Ekspozita e Artit Pamor ishte e i pari project për këtë vit i Galerisë së Arteve. Ndërkohë që vitin 2015 kjo galeri e mbylli me “Sallonin e Vjeshtës” duke vlerësuar më të mirët e duke shpallur tre fitues.