Në muzeun Kombëtar të fotografisë Marubi në Shkodër është çelur ekspozita personale e Michel Setboun “Fotoreporteri në kohën e duhur, në vendin e duhur ” kuruar nga Luçjan Bedeni. Setboun e vizitoi për herë të parë Shqipërinë në 1981. Autori i ekspozitës Michel Setboun shprehet se çelja e saj në Shkodër është mjaft simbolike sepse çdo gjë nisi nga ky qytet.
Kuratori i ekspozitës njëkohësisht dhe drejtori i muzeut kombëtar të fotografisë “Marubi” Luçjan Bedeni shprehet se ekspozita është e fokusuar vetëm në rolin e Setboun-it në dokumentimin e rënies së regjimit komunist në Shqipëri dhe të disa ritualeve që shkrepi pas viteve ’90.
Gjatë këtij viti janë çelur 5 ekspozita vjetore në muzeun kombëtar të fotografisë “Marubi” ndërsa kjo ishte dhe ekspozita e fundit për këtë vit.