Razma ka qënë destinacioni kryesorë për të startuar ditën turistike malore ku të pranishëm kanë qënë jo vetëm banorët e zones apo Malësisë së madhe por edhe shumë personalitete të ndryshëm si deputet ministra si edhe artistë të ndryshëm.

Në fillim të këtij aktiviteti të pranishmit janë përshëndetur nga kryetari I bashkisë së Malësisë së madhe Tonin Marinaj. I pranishëm ka qënë edhe kryesuesi i listës së socialistëve për deputet z. Ditmir Bushati I cili shpreh vlersimin që ai ka për këtë pikë turistike të veriut duke e cilësuar si një perlë natyrore e cila ka nevojë që investimet të mos I mungojnë në asnjë moment gje kjo që me kujdesin e qeverisë nuk do ti mungojë asnjëherë.

Në këtë aktivitet prezente ka qënë edhe ministrja e ekonomisë Milva Ikonomi e cila ka treguar është kënaqësi që ishte pjesë e këtij aktiviteti që I dedikohet turizmit malorë në Malësinë e madhe. Ndërkohë aktiviteti ka vijuar për të pranishmit me performimin e artistëve që kanë qënë të ftuar të ciklët kanë kënduar këngë folklorike.

Artikulli paraprakSEKJA: 40% E KANALEVE KULLUESE TË BLLOKUARA NË SHKODËR
Artikulli tjetër“PLAZH I PASTËR DHE RREGULL”, VELIPOJA PRET TURISTË