Kreu KQZ Ilirian Celibashi publikoi sot një kujtesë, lidhur me veprimtaritë e institucioneve publike, të cilat sipas Kodit Zgjedhor detyrohen të raportojnë për të gjitha veprimtaritë me karakter publik, qendrore dhe vendore, lidhur me zgjedhjet e 11 majit. Raportimi do të përfshijë veprimtaritë që këto aktivitete do të ndërmarrin deri ditën e zgjedhjeve, veprimtari për të cilat KQZ ka detyrimin të mbikqyrë nëse janë apo jo në përputhshmëri me ligjin.

Në kujtesë theksohet se që nga data 11 janar deri në datën 11 maj, çdo organ publik ka detyrimin të raportojë paraprakisht në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, mbi veprimtaritë publike të kryera nga titullari dhe/ose çdo punonjës i administratës, apo personeli tjetër i institucionit. Raportimi bëhet nëpërmjet Ndërfaqes Elektronike e Raportimit të Institucioneve (NRI).

Këtij detyrimi i nënshtrohen edhe entet e tjera ku shteti zotëron kapital/kuota/aksione ose/dhe emëron shumicën e organit mbikëqyrës apo organit administrues të entit.

Kujtese

Artikulli paraprakMURTAJA AFRIKANE, SHËRBIMI VETERINAR BLLOKON 7 MJETE ME 43 DERRA!
Artikulli tjetërDY TËRMETE SHKUNDIN PËRSËRI GREQINË, FORCA DERI NË 4,6 BALLË!