Dy kërkesat e PD jane shqyrtuar në KQZ për të vendosur cili prej grupimeve do të regjistrohet në zgjedhjet e 14 majit. Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi tha se nga ana ligjore, kryetar i PD është Lulzim Basha, jo Sali Berisha dhe shtoi se dokumentacioni i grupimit të Alibeajt është i paplotë.
“Të drejtën për të kërkuar regjistrim bazuar në dokumentet zyrtare të cilat janë vënë në dispozicion e ka zoti zoti Lulzim Basha, ai figuron kryetar i PD në pikëpamje të ligjit. Nga vlerësimi i dokumentacionit te paraqitur nga Lulzim Basha do duhet sipas ligjit që kërkesa për regjistrimin e PD të paraqitej nga kryetari i PD zoti Lulzim Basha. Në vlerësim të dokumentacionit unë vlerësoj se ky dokumentacion nuk është i plotë në përputhje me parashikimet e kodit zgjedhor. Besoj se është e qartë se dhe për ju Indrit dhe për këdo tjetër. Dokumentacioni duhet të jetë në përputhje me nenin 64 të kodit zgjedhor.”