Të infektuarit me COVID-19 nuk do të votojnë më 25 prill. Ilirjan Celibashi tha se sipas ligjit, çdo qytetar me të drejtë vote duhet të paraqitet në qendrën e votimit, në të kundërt ai nuk mund të votojë.

Kjo vjen si sqarim për të infektuarit me COVID, të cilët janë të izoluar në banesat e tyre në pamundësi për të qenë pjesë e votimit. Aktualisht në vendin tonë janë të infektuar 25.668 persona.

“Procedura e votimit është e përcaktuar qartë në kodin zgjedhor. Sipas ligjit nëse do të votosh do të paraqitesh në qendër votimi. E kuptoj që është problematik fakti që një pjesë e votuesve janë në izolim për shkak të COVID, por nuk do të mund të votojnë dhe ne do të respektojmë këtë”, tha Celibashi.

Artikulli paraprakPD, BARDH SPAHIA: FUQIZIMI I GRAVE NDIKON DREJTPËRDREJTE NE RRITJEN E MIREQENIES DHE FORCIMIN E FAMILJES
Artikulli tjetërSHKODËR, NIS VAKSINIMI PËR PERSONAT MBI 55 VJEÇ