Shqipëria çeli dje (17 Dhjetor) negociatat për grupkapitullin (Cluster) 6 për integrimin dhe anëtarësimin në Bashkimin Europian.
I pranishëm dhe drejtues i delegacionit ishte kryeministri Edi Rama, i cili ka bërë edhe një postim në rrjetin social Facebook mëngjesin e sotëm, duke e shoqëruar me një foto-galeri.
Kreu i qeverisë e cilëson “një tjetër ditë krenarie të marshimit” të Shqipërisë “drejt objektivit historik”.
Rama thekson se ky objektiv është “anëtarësimi i Shqipërisë në BE brenda vitit 2030”.
Postimi i Edi Ramës:
“MIRËMËNGJES
dhe me FotoALBUMIN e një tjetër dite krenarie të marshimit tonë drejt objektivit historik të anëtarësimit të Shqipërisë në BE brenda vitit 2030, ju uroj një ditë të mbarë!”.