Ardhja e emigranteve ka bere qe fluksi i punës pranë drejtorisë se shërbimit te transportit rrugor ne Shkodër te jete me i madh ne muajin gusht.Kryesisht puna intensive është përqendruar pranë degës se regjistrimit te mjeteve. Këtë e konfirmon kryetari Ilrian Ceni I cili nënvizon se aktualisht kryhen me shume se 100 veprime ne dite ndërsa e krahasuar kjo me një dite normale puna është trefishuar.
Drejtoria e shërbimit te transportit rrugor ne Shkodër njofton se edhe tek zyra e lejeve te drejtimit për patentat ndërkombëtare është evidentuar një fluks ne rritje.Sipas drejtuesve shkaku kryesor janë lëvizjet e shqiptareve ne këtë periudhe drejt vendeve te huaja .