Vrasja e Martin Bardhit dhe plagosja e 3 përsonave të tjere në fund të muajit shtator në Rrëshen, ngjarje e cila cënoi rëndë rendin dhe sigurinë publike në këtë qytet të vogël, ka vënë në lëvizje Policinë e Shtetit.Pas ndryshimit të struktures drejtuese të Komisariatit të Policisë Mirditë, në këtë zonë janë dislikuar dhe dy grupe Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë të Tiranës të cilët qëndrojnë përgjatë 24 oreve.Në pjesen më të madhe të kohës në hyrje të qytetit ka postobllok policie të cilët ushtrojnë kontrolle të vazhdueshme tek përsonat dhe automjetet e dyshimta, që hynë dhe dalin në Rrëshen.

Gjithashtu patrullat e policisë lëvizin gjatë gjithë kohes në qytetin e Rrëshenit, ndërsa plani i masave për garantimin e rendit dhe sigurisë publike të cënuar rëndë gjatë viteve të fundit po drejtohet nga vetë shefi i ri i Komisariatit të Mirditës Klodian Kondi.Sipas të dhënave të policisë gjatë kësaj periudhe janë hequr disa kamera sigurie me diameter të lartë dhe fushë veprimi 360 gradë që kontrollonin qendren e qytetit.

Gjithashtu në fokus të bluve janë dhe automjetet me xhama të zinj, të cilët mund të lëvizin element kriminal.Riorganizimi i policisë së Mirditës vjen pas njësërë ngjarjesh kriminale të ndodhur në këtë qytet ku në harkun kohor të 7 viteve janë vrarë 5 përsona dhe plagosur 4 të tjere, të cilët kanë zanafille gjakmarrjen mes fiseve në Rrëshen, por vijojnë të mbeten të pazbardhura.

Artikulli paraprakNDRIÇIM LED NË 11 RRUGË TË SHKODRËS
Artikulli tjetërIDENTIFIKOHEN 2 VIKTIMAT E AKSIDENTIT NË KALIMASH