Drejtoresha e INSTAT, Elsa Dhuli ka dhënë një konferencë për mediat lidhur me procesin e Censit. Dhuli tha se të dhënat do jenë gati për publikim në qershor, të cilat do japin informacione lidhur me demografinë, ekonominë, arsimin apo shëndetësinë.

“Do jenë gati për publikim në qershor. Të dhënat do përmban informacione mbi demografinë, ekonominë, arsimin, shëndetësinë, duke ofruar statistika për grupet e përdorimit. Bazë e fortë për planifikimin e politikave publike dhe do ndihmojnë në zhvillimin e programeve për lehtësimin e jetesës së qytetarëve”, u shpreh Dhuli.

Dhuli pranoi se ka pasur raste kur qytetarët kanë refuzuar të plotësojnë pyetësorin, por nuk konfirmoi për gjoba të vendosura pasi ende po analizohet procesi.

“Për një numër të sajtë nuk mund ta them, kemi pasur raste të refuzimeve, në nivele minimaliste. krahasuar me vitet e mëparshme janë të vogla pasi ka qenë fushatë ndërgjegjësimi e madhe. Madje, kemi pasur raste të shumta në numër ku qytetarët kërkonin të bëheshin pjesë. Lidhur me gjobat, duhet ta analizojmë procesin, pastaj mund të fillojmë me procese të mëtejshme”, tha Dhuli.

Në terren kanë qenë 7500 anketues.

Artikulli paraprakNDRYSHIME NË STRUKTURAT DREJTUESE TË POLICISË, ZBULOHEN SHEFAT E RINJ TË KOMISARIATEVE NË LEZHË DHE LUSHNJE
Artikulli tjetërTONIGHT – 16.01.2024