Është në përfundim, procesi i numërimit të shpendëve dimëror në qarkun Shkodër. Age Martini, përfaqësuese e AdZM në Shkodër bën të ditur se deri tani rezultojnë 36 mijë shpendë uji në të gjitha basenet ujore të qarkut Shkodër. Një shifër kjo më e lartë se vitin e kaluar.
Age Martini bën të ditur se pelikani kaçurrel i cili u gjend i plagosur 5 ditë më parë në liqenin e Vaut të Dejës është dërguar në Divjakë për shërbim mjekësor me të specializuar.
Ky shpend është simbol i liqenit të Shkodrës.
Censusi i shpendëve dimëror të ujit është një projekt i iniciuar nga Bashkimi Europian i cili mbështetet nga përfaqësues të projektit NaturAl 2000, specialistë dhe ekspert të AdZM-ve të qarqeve dhe ekspertë të huaj.