Kryeministri Edi Rama ka dhënë lajmin se Korporata Elektroenergjetike Shqiptare do të nisë prodhimin e energjisë elektrike nga centrali fotovoltaik i Vaut të Dejës.

Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ai ka theksuar nevojën për të pasur mundësinë e prodhimit të energjisë me rrugë alternative, na mënyrë që të krijohen rezerva energjitike, pavarësi dhe siguri në një situatë ku lufta në Ukrainë ka krijuar pasiguri në thuajse tërë botën.

“Korporata Elektroenergjetike Shqiptare do të nis të prodhojë energji elektrike nga centrali fotovoltaik i Vaut të Dejës, i pari projekt i realizuar i këtij lloji në vendin tonë dhe në rajon.
Burimet alternative të energjisë nga panelet diellore dhe centralet fotovoltaike lundruese janë një rrugë e re për të krijuar siguri dhe rezerva energjitike”, shkroi ai.

Artikulli paraprakBILANCI I COVID-19/ ASNJË HUMBJE JETE, 28 QYTETARË TË INFEKTUAR NË 24 ORËT E FUNDIT NË VEND
Artikulli tjetërLAMTUMIRË MASAVE ANTI-COVID NË SHQIPËRI! VOA PAS VENDIMIT TË KOMITETIT TEKNIK: SITUATA ËSHTË PËRMIRËSUAR NË JAVËT E FUNDIT