“Të stisur dhe absurditet” e quan drejtorja e qendrës së zhvillimit Julia Cepi videon e shfaqur në emisionin investigative “Stop” ku personat rezidencial të asaj qendre pretendohet përmes një kamera të fshehtë se mbahen të lidhur me zinxhir.

Drejtorja Cepi lë të kuptohet se video e shfaqur është një montazh dhe këtë ia lë organeve të drejtësisë për ta zbardhur se si është e vërteta. Pavarësisht kësaj situate të krijuar, fëmijët me aftësi ndryshe festuan 1 qershorin ndërsa paraqitën disa punime të ndryshme përpara bashkisë Shkodër. Emisioni investigative “Stop” përmes një video të dërguar nga një person pretendon se personat që janë në qendrën rezidenciale mbahen të lidhur në momente të ndryshme, gjë për të cilën pritet të nisë edhe një hetim sepse drejtori Cepi pretendon nga ana e saj se dhoma në video bashkë me hekurat nuk përkojnë me mjediset e brendshme të atij institucioni.

Artikulli paraprakSTAR TREND – 01.06.2016
Artikulli tjetërSKANDALI NË QËNDRËN E ZHVILLIMIT, REAGON BASHKIA SHKODËR