Universiteti “Luigj Gurakuqi” ka zhvilluar ceremoninë e diplomimit të studentëve të vitit akademik 2017-2018. Në këtë ceremoni rektori i universitetit Adem Bekteshi tha se janë diplomuar 1855 studentë.
Ceremonia e diplomimit të studentëve u zhvillua ndryshe nga vitet e kaluara, në sheshin para bashkisë Shkodër ku mori pjesë edhe kryebashkiakja Voltana Ademi.
Në fund studentët e diplomuar të universitetit të Shkodrës siç është bërë traditë hodhën kapelet në ajër duke nisur kështu një rrugëtim të ri në jetën e tyre.