Universiteti I Shkodrës ‘Luigj Gurakuqi” zhvilloi ceremoninë e diplomimit të studentëve për vitet akademike 2019 – 2022. Ky event u organizua në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” në Shkodër ku morën pjesë, studentë, stafi akademik prindër dhe të afërm të studentëve. Rektorja Suzana Golemi tha se ky brez I studentëve u përball menjëherë me pasojat e pandemisë por çdo sfidë arritën ta kalojnë me sukses.

Të pranishëm në këtë aktivitet ishin edhe përfaqësues të pushtetit lokal e qëndror të cilët vlerësuan arritjet e studentëve.

Një përshëndetje bëri edhe drejtorja e Zyrës Vendore të Arsimit Brisela Kadija.Universiteti I Shkodrës vlerësoi dy studentët ekselentë në këto 3 vite.

Në fund të ceremonisë së diplomimit të studentëve të universitetit të Shkodrës, siç është bërë zakon studentë festuan duke hedhur në ajër kapelet.

 

Artikulli paraprakBERISHA: MESAZHI I 20 SHKURTIT ËSHTË SOT MË AKTUAL SE KURRË, RAMA RREZIK MADHOR
Artikulli tjetërDUKAGJINI PROTESTON PËR RRUGËN E “VDEKJES”