Shqiptarët festojnë sot Ditën e Flamurit. Kujtojnë dhe nderojnë 28 Nëntorin 1912, ditën kur Ismail Qemali ngriti flamurin dhe Shqipëria shpalli pavarësinë nga Perandoria Osmane.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ishte në Vlorë në ceremoninë zyrtare të ngritjes së flamurit, së bashku me kryeministrin Edi Rama, presidentin Bajram Begaj e kryetaren e Parlamentit Elisa Spiropali.

Ndërkohë që pjesëmarrës në këtë ceremoni ishte edhe kreu i bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha. Ceremonia u zhvillua në sheshin e Flamurit në Vlorë.

Artikulli paraprakFESTA E PAVARËSISË/ AMERIKANI KËNDON HIMNIN E FLAMURIT, AMBASADA E SHBA-SË URON SHQIPTARËT (VIDEO)
Artikulli tjetërDITA E PAVARËSISË, PRESIDENTI BEGAJ URON NGA VLORA: NË ÇDO ANGAZHIM, TË ÇOJMË PËRPARA ARRITJET E KOMBIT SHQIPTAR