110-vjetori i shpalljes së pavarësisë u kremtua në një mënyre krejt të veçante nga disa familje patriotike në fshatin Gjorm të Kurbinit.Në shenjë simbolike ata e ngiten flamurin në majen e një peme të lartë, ashtu siç vepruan të paret e tyre në vitin 1912 të cilet ishin në unison me Ismail Qemalin në Vlorë.
Teksa foli për historikun e këtij vendimi, njëri nga trashegimtaret e familjes Shafloqi thotë se të paret e tyre kanë derdhur gjak që vendi i tyre të jetë i pavarur.
Kësaj ceremonie të veçante ju bashkuan dhe një grup patriotesh Kosovar të cilët për 100-vjetorin e pavarësisë në vitin 212 udhetuan në këmbë nga Prishtina drejt Vlorës.