Ceremonia e 15 vjetorit të Kosovës si shtet i pavarur ka bërë bashkë figura të njohura të politikës dhe ish-politikanë.

Në disa foto të publikuara nga LSA shihen personazhe të politikës, që nga kreu i shtetit, Bajram Begaj, ish-presidenti Alfred Moisiu, ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Skëndër Durmishi, si dhe ministre të kabinetit qeveritar Rama, kryebashkiaku Veliaj, deputete e diplomatë të huaj.

Mes zëra të opozitës ishte deputetja Flutura Açka. Ndërkohë në ceremoni mungonte kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, e cila kishte dërguar si përfaqësuese të saj Ermonela Felajn, si dhe kryeministri Rama, i cili ndodhet ende jashtë vendit. Po ashtu në këtë ceremoni nuk ishte i pranishëm as kryetari i PD-së, Sali Berisha.

Artikulli paraprakKOSOVA 15 VJET SHTET/ PRESIDENTI BEGAJ: I TREGOI BOTËS SE DI TË JETË FAKTOR STABILITETI PËR PAQEN.
Artikulli tjetërELON MUSK PARALAJMËRON LARGIMIN NGA TWITTER: NË FUND TË VITIT …