Drejtoria Rajonale e Shëndetësisë ka shpërndarë çertifikata mirënjohjeje për stomatologët më të mirë të Shkodrës të cilët kanë eksperience mbi 40 vjeçare në këtë profesion.

Në fjalën përshëndetëse presidentja e këshillit rajonal Ardita Spahija tregoi si erdhi ky organizim. I pranishëm në këtë aktovitet ishte edhe presidenti i përgjithshëm rajonal Nikollë Deda i cili u shpreh se stomatologjia është një profesion elitarë dhe se këto 50 vitet e fundit ka pasur mjaft përparime kryesisht në Shkodër.

Deda vlerësoi stomatologët shkodran për kontributin e dhënë ndër vite. Ai nuk la pa përmendur edhe të rinjt që e kanë nisur rrugëtimin e tyre drejtë këtij profesioni duke i cilësur si stomatologët më të mirë në Shqipëri. Në përfundim aktiviteti u mbyll me dorëzimin e çertifikatave të mirënjohjes dhe buqeta me lule .

Artikulli paraprakPROMOVOHET NUMRI I TRETË I “GEGNISË”
Artikulli tjetërSITI ARKEOLOGJIK I KOMANIT REGJISTROHET NË GPS