Vendimi I fundit I qeverise qe detyron te gjithe drejtuesit e mjeteve të transportit të mallrave dhe udhëtarëve, te pajisen me certifikatat e e reja aftesimit professional ka krijuar kaos dhe rradhe te gjata pritje per certifikaten mjeksore prane Poliklinikes se qytetit.

Sipas kryeinfermjeres Majlinda Ndreca, edhe pse cdo dite kryhen deri ne 50 vizita mjeksore, perseri lista e pritjes ka vajtur deri ne mesin e muajit prill. Sipas Ndreces vendosja e fundit te muajit mars si afati I fundit per tu pajisur me certifikaten e aftesise profesionale po penalizon drejtuesit e mjeteve pasi nje zyre e vetme prane poliklinikes nuk mund te mbuloj gjithe qakun. Me ndryshimet ligjore , Drejtoria e Pergjithshme e Sherbimit te Transportit Rrugor ka vendosur qe të gjithë drejtuesit e mjeteve të transportit të mallrave dhe udhëtarëve, të cilët kanë marrë leje drejtimi para 21 tetorit të vitit të kaluar, duhet të pajisen me certifikatat e reja te aftesimit professional, me afat vlefshmerie 5 vjet. Nderkohe te gjithe shoferet qe nuk dorëzojne dokumentet brenda muajit mars perballen me penalitet si gjobë nga 5 mijë deri në 20 mijë lekë deri ne bllokimin e mjetit e të patentës për 1 muaj.

Artikulli paraprak“PËR SHTËPI, BIZNESE E TOKA S’KA VKM PËR DËMSHPËRBLIMET”
Artikulli tjetërKSSH, PRESION MËSUESVE PËR TU ANTARËSUAR NË SINDIKATA TË TJERA