Agjencia Kombëtare e Kadastrës pas shumë kërkesash paisi me certifikatën e pronësisë Kuvendin Karmelitan të Nënshatit në Vau Dejës. Drejtori i Përgjithshëm i Kadastrës Artan Lame i dorëzoi certifikatën e pronësisë priftit karmelitan Mariano Marciani.
Drejtuesi i Kuvendit Karmelitan Marciani falenderoi Kadastrën Shqiptare për dhënien e dokumentave të pronësisë.
KuvendI Karmelitan ka qenë në mesjetë seli e Ipeshkvisë së Sapës, ndërsa në vitet e diktaturës komuniste ka shërbyer si vend internimi për familje të prekura politikisht. Pas tërmetit të vitit 1979, doli gati tërësisht i rrënuar, për t’u rindërtuar dhe restauruar vetëm pas viteve 2000.