Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka certifikuar rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve vendore të 14 Majit për Bashkinë Shkodër.

Për rezultatin, Celibashi tha se nuk ka asnjë pretendim nga asnjë palë as për zgjedhjet për kryetar bashkie ashtu edhe ato për këshillin bashkiak. Ndaj ai ka miratuar tabelat përmbledhëse të rezultateve duke shpallur Benet Becin kryetar të ri të Bashkisë së Shkodrës. Benet Beci fitoi me 34 mijë vota, kundrejt 23 mijë votave që mori Bardh Spahia.

Në Këshillin Bashkiak kryeson PS me 18 mandate, koalicioni “Bashkë Fitojmë” 13 mandate, PSD 12 mandate, PD 5 mandate dhe 3 forca të tjera më të vogla marrin nga 1 mandat.

Artikulli paraprakBERISHA E “PËRJASHTOI” NGA PD, REAGON ALIBEAJ
Artikulli tjetërPENGON ANËTARËSIMIN NË KËSHILLIN E EVROPËS, QUINT-I THIRRJE KOSOVËS