Nga salla e gjyqit ku po shqyrtohet kërkesa për konfiskimin e pasurisë prej 5 milionë euro, Kastriot Ismailaj deklaron se nuk do të tërhiqet nga arbitrazhi me shtetin shqiptar ku ai kërkon 130 milionë euro për prishje të njëanshme të kontratës.
Ismaili u shpreh se ai do ti gjejë paratë për të paguar studion ligjore, paçka faktit që mbahet në burg. Seanca e radhës midis prokurorisë dhe Ismailajt u zhvillua në Gjykatën e Krimeve të Rënda këtë të enjte, ku këtë herë Kastrioti ishte vetë i pranishëm i shoqëruar dhe nga avokati Vladimir Meçi. Ismailaj është i hetuar për pastrim parash dhe i përfshirë në skandalin e borxheve të CEZ Shpërndarje, por sipas tij pasuria që ai dhe familjarët e tij gëzojnë është e ligjshme. Eshte zbardhur edhe deshmia e Ismailjat, i cili pas më shumë se një viti që është arrestuar ka folur para gjykatës. Pas këtyre deklarimeve prokuroria kërkoi konfiskimin e pasurisë, por gjykata pritet të shprehet me vendim për këtë kërkesë pas disa seancave. Ismailaj pak ditë më parë u transferua nga paraburgimi i Fierit për në paraburgimin 302 në Tiranë, ku qëndron nën siguri 24 orëshe nga forcat e rendit.