Gjykata e shkallës së parë në Shkodër ka dhënë masat e sigurisë për çështjen Bajri duke qenë se tashmë çështja e tyre ka mbërritur në gjykatën e shkallës së parë për shkak se Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ose SPAK siç njihet ka shpallur moskopetencë duke e dërguar në Shkodër çështjen.

Me shpalljen e moskopetencës nga SPAK automatikisht ka rënë akuza për vepren penale “grup i struktuar kriminal” për të cilin dyshoheshin. Tashmë të gjitha seancat për çështjen Bajri do të zhvillohen në gjykatën e shkallës së parë në Shkodër. Kështu gjykata e shkallës së parë në masat e sigurisë për rikonfirmim nëse ka ndryshuar ndonjë gjë në kushtet e kësaj çështjeje ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për shtetasit Ilir Bajri, Safet Bajri, Behar Bajri, Astmer Bilali, Sirjan Aliaj dhe Emrah Plaku.

Po ashtu gjykata dha masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për shtetasen Jonida Murati. Gjykata e Shkodrës vendosi “detyrim paraqitje” për mjekun Senad Hallunaj, kryeinfermieren në spitalin e Shkodrës Florine Hoxha dhe financieren Mira Nikaj.

Avokatët mbrojtës gjatë kësaj seance kërkuan masa më të zbutura për shtetasit e lënë me “arrest me burg” me pretendimin se tashmë ka rënë poshtë akuza për veprën penale “grup i strukturuar kriminal” për të cilin dyshoheshin por gjykata la në fuqi ato vendime që kishin dhënë edhe krimet e rënda më përpara. Përpara dhe gjatë kësaj seance policia rrethoi gjykatën duke shtuar sigurinë ndërsa seanca u zhvillua me dyer të mbyllura.

Vendimi për çështjen Bajri dhe shtetasit e tjerë u dha nga gjyqtari Besmir Troka. Nga ana tjetër prokurori të çështjes ishin Edlira Cufi dhe Xhevahir Lita të cilët kërkuan edhe masat e sigurisë për të lartpërmendurit.

Artikulli paraprak35-VJEÇARI SHQIPTAR KAPET ME 1 KG KOKAINË
Artikulli tjetërVOLTANA ADEMI: JA KU QEVERIA PO GODET SHKODRËN