Në mbledhjen e kryesisë së Kuvendit të Kosovës në të cilën po marrin pjesë edhe përfaqësuesit e opozitës është hedhur gaz lotsjellës.
Edhe pse gazetarët nuk janë lejuar që të afrohen afër sallës ku po mbahet mbledhja, mediat kosovare raportojnë se shefi i GP të VV-së, Glauk Konjufca ka hedhur gaz lotsjellës. Në këtë mbledhje është pritur të diskutohet edhe futja në rend dite e projektligjit për ratifikimin e marrëveshjes së kufirit me Malin e Zi, në seancën e ardhshme të Kuvendit, që pritet të mbahet gjatë kësaj jave.