Kryeministri Edi Rama tha se kjo vorbull, duke iu referuar akuzave të opozitës për çështjen “McGonigal” do të ketë dy rezultate. Sipas tij, çfarë ishe e errët për paratë ruse që kanë financuar PD-në dhe për non-gratën do dalin të zeza fare në fund dhe e dyta që në 14 maj këta do hanë një shpullë nga populli.
“Kjo vorbull do ketë dy rezultate. Mua më dalin fjalët, jo se jam fallxhor, por se jam tre hapa larg të tjerëve. Kjo vorbull që po krijojnë, që çfarë ishe e errët për paratë ruse që kanë financuar PD-në dhe për non-gratën do dalin të zeza fare në fund dhe e dyta që në 14 maj këta do hanë një shpullë nga ky popull.
Duke bërë sinteza për atë që dëgjoj. Shumë shpejt do të shikoni që këta që bërtasin kaq shumë, që dinë shumë mirë se si merren paratë ruse, si lobohet andej i dinë nga eksperienca e tyre dhe këto gjëra do ekspozohen”, tha Rama. I pyetur se çfarë mori nga McGonigal, referuar shkrimeve të mediave amerikane, Rama ironizoi duke thënë përgjues.
“Përgjues po. Më dha ca përgjues special. Përgjues mo. Më dha përgjues me satelitë. Ajo fjala që përdoret aty, përdoret për kapele, për bluza, për gjithë ato që janë dhurata simbolike. Më dha dhuratë një kapele të FBI-së. E kam atë kapele.”, tha Rama.