GJKKO vendos masën ‘arrest shtëpie’ për Jamarbër Malltezin. Ky fakt u bë i ditur nga avokati i Berishës, Genc Gjokutaj.

Malltezi ishte në burg për çështjen “Partizani”, ndërsa akuzohet për korrupsion pasiv. Sakaq, për këtë çështje ndaj Berishës u caktua masa ‘detyrim paraqitje’.

“Gjykata shpalli vendimin, duke e miratuar për pjesën e zotit Berisha. Duke ndryshuar pjesën për Jamarbër Malltezi, duke caktuar masën e ‘arrestit të shtëpisë’. Kjo është një ‘gërvishtje’ sepse Jamabër Malltezi nuk ka asnjë lloj penaliteti. Që kjo çështje është politike, e bëj me dije dhe në këtë faqe të kallëzimit.

Keni kallëzimin dhe regjistrimin brenda një dite. Për çështje të tilla, është e pamundur që brenda një dite të dorëzohet kallëzimi dhe të regjistrohet. Gjykimi dje u karakterizua nga një gjuhë e drunjtë e prokurorisë dhe një heshtje e gjykatës”, tha Gjokutaj.

Artikulli paraprakSHKODËR, POLICIA RRUGORE VENDOS RRETH 2000 GJOBA NË 2 JAVË
Artikulli tjetërBRAÇE: GJUHA KRIMINALE E BERISHËS PËR DREJTËSINË, DHUNË NË PARLAMENT QË KUR MËSOI SE ËSHTË NË HETIM PËR ‘PARTIZANIN’