Çështja “Tahiri”, reagon BE: Po e vëzhgojmë rreptësisht

Zëdhenësja e Komisionit Europian, Maja Koçijançiç, ka folur sot për çështjen e hetimit të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Në një konferencë për shtyp, ajo deklaroi se pritshmëria e Brukselit është që hetimi dhe të gjitha hapat e nevojshme të ndërmerren në përputhje me standardet ndërkombëtare. Koçijançiç theksoi se Bashkimi Europian do ta monitorojë këtë çështje nga shumë afër. “Ju e dini që Komisioni Europian përgatit raportin e tij vjetor, ku kjo do të jetë në një vëzhgim të rreptë, duke qenë se lufta kundër krimit të organzuar dhe reforma e drejtësisë janë prioritete”, u shpreh ajo në një konferencë për shtyp, e pyetur nga gazetarja Erisa Zykaj.

Artikulli paraprakHELIKOPTERI RUS ME 8 PERSONA NË BORD RRËZOHET NË ARKTIKUN NORVEGJEZ
Artikulli tjetërSHERR ME ARMË ZJARRI MES SHQIPTARËVE NË ITALI