THIRREN PËR DËSHMI ERIND SELIMAJ, ALSID TAFILI, ELVIN BEQIRI, ARSEN HAJDARI. Prokuroria e Shkodrës është duke vijuar hetimet për çështjen Vllaznia-Kukësi ku janë thirrur për të dëshmuar dhe katër futbollistë të tjerë.

Pas pyetjes së kryetarit të bordit, Xhevdet Amuli dhe të lojtarëve, Olsi Gocaj, Arsen Sykaj dhe Alic Baci, prokuroria ka kërkuar dhe katër futbollistë të tjerë. Bëhet fjalë për portierin Erind Selimaj, mbrojtësin, njëkohësisht dhe kapitenin e ekipit, Elvin Beqiri si dhe mesfushorët Alsid Tafili e Arsen Hajdari. Të gjithë këto futbollistë kanë dëshmuar për të zbardhur të vërteten në qofëtse ka patur nëj tolerim apo marrëveshje që Vllaznia ti humbiste ndeshjet me Kukësin. Një tjetër detaj që bie në ësy, është se janë duke u marrë në pyetje të gjithë lojtarët më eksperiencë të skuadrës, pikërsith 7 të tillë. Kjo duhet të jetë dhe çështja që duhet të shqetësojë më shumë skuadren madje dhe vetë drejtuesit. Thirrja e këtyre lojtarëve mbetet e pa kuptueshme se për çfarë kanë dëshmuar dhe për çfarë janë akuzuar. Shumë pikëpyetje dalin në skenë ku i gjithë ekipi tashmë është në hetim. Akoma nuk dihet në qoftese ka prova direkte për zbardhjen e ngjarjes. Por sipas disa burimeve jo zyrtare,mund të thirren të gjithë lojtarët për të dëshmuar e më pas mund të ketë një ballafaqim të atyre që janë thënë. Nga ana e tjetër drejtuesit e skuadrës mbeten të qetë në prtije të zbardhjes së çështjes për të mësuar në qoftëse ka patur me të vëretetë një tolerim. Në bazë të akuzave që ajnë lëshuar, u tha se drejtuesit e skuadrës shkodrane kanë patur një marrëveshje me drejtuesit e Kukësit. Ndërsa tani e gjithë vemendja është duke u fokusuar tek lojtarët. Prandaj dhe dyshimet mbeten akoma më të mëdha deri në momentin që të ketë një vendim zyrtar. Por në bazë të ligjit, deri në momentin që nuk ka një vendim gjykate, të gjithë lojtarët prozumohet të jenë të pafajshëm. Gjithsesi kjo mbetet për tu parë në hetimet e metejshme të prokurorisë së Shkodrës

Artikulli paraprakTAKIM PËR BANORËT QË NDALOHEN TË ECIN NË HEKURUDHË
Artikulli tjetërSHKODRA NË PRAG TË ZGJEDHJEVE TË 21 QERSHORIT