Prefekti i Qarkut të Shkodrës Cesk Millja deklaron se në bashkëpunim me Drejtorinë e Emergjencave Civile dhe strukturat e tjera përgjegjëse është duke u punuar mbi ligjin e emergjencave civile. Millja gjithashtu iu përgjigj edhe interesit të gazetarëve në lidhje me ish repartin ushtarak të Rrencit i cili është menduar që të kthehet në qender rajonale për emergjencat civile.

Sipas tij pas miratimit të ligjit për emergjencat do të vijohet me procesin e mëtejshëm që ka të bëjë me punën në terren për të nisur më pas projektin e prezantuar rreth 4 vite më parë nga ish kreu i emegjencave civile të asaj kohe Shemsi Prenci

Në praninë e homologëve atë të Kosovës dhe Maqedonisë ish kreu i Emergjencave Civile Shemsi Prenci deklaroi se brenda harkut kohor të 4 viteve në ish-repartin ushtarak të Rrencit do të ngrihet qëndra rajonale e emergjencave civile me një investim prej 50 milion eurosh.

Por pas prezantimit të atij projekti ky repart jo vetem u la siç ishte pa mbrojtje, por po degradohet edhe me shume per shkak se vijon marrja e tullave nga muret mbrojtese dhe demtimi i mjedisit perreth me te gjitha format.

Artikulli paraprakIGLI MLLOJA, 18-VJEÇARI SHKODRAN QË U NDERUA NË ANGLI
Artikulli tjetërKOSMAÇ, RRJETI ELEKTRIK KËRCËNIM PËR BANORËT