Prokuroria ka thërritur ish-ministrin e Energjisë dhe Infrastrukturës Genc Rulin për të dëshmuar për dosjen “CEZ”. Më herët, në prokurori kishte shkuar për të dëshmuar për të njëjtën çështje djali i ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzen Berisha.

Vetë ish-ministri e ka konfirmuar lajmin dhe ka thënë se do të paraqitet në Prokurori dhe se po pret konfirmimin e orarit. Privatizimi OSSH nga CEZ i kushtoi shtetit shqiptarë miliona Euro. Një komision parlamentar hetoi çështjen dhe ia dërgoi prokurorisë por kjo e fundit e mbylli ndërsa gjykata e Tiranës pak ditë më parë urdhëroi hapjen e çështjes përsëri duke i lënë detyra prokurorisë se kush duhet të merret në pyetje.

Artikulli paraprakVRASJA E VËLLEZËRVE NGA MIRDITA NË RAPORTIN E ANTIMAFIAS ITALIANE
Artikulli tjetërSTRATEGJIA E BE, REAGON RAMA: NEGOCIATAT MË PRANË SE KURRË