AKSIONET I KALOJNË TË GJITHA DREJT KOMPANISË OSHEE. Shteti shqiptar ka marrë 100% të aksioneve të kompanisë CEZ. Lajmi konfirmohet nga Ministria e Energjisë ku përmes një komunikate për shtyp, bëhet e ditur se sot u arrit nënshkrimi i Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe shoqërisë CEZ a.s, për Transferimin e Aksioneve të shoqërisë OSHEE, të cilat ishin në pronësi të shoqërisë CEZ a.s.

Kjo marrëveshje përmbyll edhe procesin e zgjidhjes me mirëkuptim të mosmarrëveshjeve me shoqërinë CEZ a.s, që u nënshkrua në qershor 2014.Me anë të kësaj marrëveshje, tashmë 100% të aksioneve të shoqërisë OSHEE i kalojnë shtetit shqiptar dhe në këtë mënyrë përfundon edhe faza e administrimit të përkohshëm të shoqërisë e cila kishte filluar që në Janar 2013.Sipas njoftimit të Ministrisë, përfundimi i këtij procesi i krijon tanimë mundësinë qeverisë që të fillojë reformimin në mënyrën e administrimit të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) dhe në sajë edhe në mbështetjes së donatorëve, të ndërhyjë për kryerjen e investimeve që synojnë përmirësimin e rrjetit të shpërndarjes në të gjithë komponentët dhe rritjen cilësore të shërbimit ndaj konsumatorëve. Në qershor qeveria shqiptare arriti marrëveshja me Çekinë, pas një konflikti më shumë se një vjeçar të “trashëguar” në kohën e qeverisë Berisha, me kompaninë çeke të Shpërndarjes së energjisë CEZ-Group. 

 

Artikulli paraprakNËNSHKODRA, MENAXHIM PËRMBYTJEVE
Artikulli tjetër“AS”: SERBIA DHE SHQIPËRIA MUND TË PËRJASHTOHEN