Vesa Neziri, vajza e re e cila u nda nga jeta dy muaj më parë është përjetësuar në medresenë e vajzave “Haxhi Sheh Shamia” me një çezme uji të mundësuar nga familja e të ndjerës. Inagurimi u bë nga myftiu i Shkodrës imam Muhamed Sytari i cili dha bekimin e tij për shpirtin e Vesës ndërsa tha se ajo vajzë duhet të jetë një krenari e shembull për çdo nxënës.

Drejtues të medresesë “Haxhi Sheh Shamia” dhe miq të familjes Neziri u shprehën se çezma e Vesës do të jetë një mesazh edhe për brezat e ardhshëm të nxënësve.
Një prej shoqeve të Vesës, Jesmina Ajazaj e përmalluar nga mungesa fizike i kushtoi një poezi mikes e cila nuk jeton më.

Ndarja nga jeta e Vesa Nezirit dy muaj më parë në moshën 17 vjeçare la një dhimbje të madhe jo vetëm për familjen, të afërmit e miqtë por për gjithë qytetin e Shkodrës e më gjërë. Nga sot emri i saj do jetë i skalitur në këtë çezme në shkollën ku kaloi vitet më të bukura të jetës.

Artikulli paraprak“SHKODRA SPORT” NDERON “MË TË MIRËT E 2023”
Artikulli tjetërSHKODËR, 36-VJEÇARI HYN NË NJË DYQAN DHE GRABIT PARATË, KAPET NË FLAGRANCË NGA POLICIA