Kur Shqipëria i mbylli kualifikueset e Botërorit në vendin e tretë dhe nuk u kualifikua dot, Presidenti i FSHF-së, Armand Duka ka dalë sot në një konferencë për mediat dhe ka konfimuar trajnerin Edi Reja në kreu të kuqezinjve.

“Në futboll edhe finalistja dhe fituesja e kupës së Botës nuk merr notën 10, vlerësimet janë subjektivet, nga 1-10 do t’i vendosja 8. Trajneri dhe stafi dhe që ne e kemi filluar një projekt. Reja është krye trajner, por ka dhe staf që punojnë në departamentet e FSHF-së. Ne kemi projekt me të gjithë që kanë nisur punë te stafi teknik i Rejës. Më 16 dhjetor hidhet shorti Ligës së Kombeve, ndeshjet zhvillohen në qershor dhe shtator, kontrata e trajnerit përfundon në nëntor të vitit të kaluar. Kontrata është marrëdhënie e dy anshme, nuk mund ta them vetëm unë, se ai mund të deklarojë vetë nëse do të largohet. Në shtator mbaron Liga e Kombeve dhe në nëntor ka ende kohë. Reja e ka ndihmuar Kombëtaren, ka prodhuar shumë futboll. Ka kënaqur shumë me lojën e bukur”, tha Duka.

Duke cekur çështjen e Armando Brojës Duka tha se ka qenë i dëmtuar.
“Nuk është e lehtë sepse edhe në familje ka debate, por prindi mundohet t’i edukojë fëmijët sa më mirë. Armando Broja nuk ishte prezent në ndeshjen me Anglinë. Nuk ishte pjesë e ekipit në Angli për arsye se ishte i dëmtuar. U bashkua ekipit në Londër dhe bëri stërvitje individuale, dhe nuk luajti për dyshimin sesi ai ndihej. Janë individët që blejnë grupin dhe duhet të menaxhosh sa më mirë. Pas ndeshjes Broja ka kërkuar që të rikuperohej te Sauthemptoni”, tha Duka.

 

Artikulli paraprakRA NË HUMNERË, HUMB JETËN 24-VJEÇARI SHQIPTAR
Artikulli tjetërOBSH, E SHQETËSUAR PËR PËRHAPJEN E COVID-19 NË EVROPË