Bota mund të shohë vitin e ardhshëm transformimin gradual të pandemisë së Covid-19, në një sëmundje endemike si shumë të tjera me të cilat po bashkëjeton njerëzimi. Por kjo mund të mos ndodhë, në rast se pabarazia e dukshme në qasjen ndaj vaksinave, e zgjat atë akoma më tej, dhe nëse vazhdojnë të shfaqen variante më të këqija.

Edhe pse vendet po përpiqen të ndalin përhapjen e një varianti të ri shqetësues të virusit, dhe Evropa po përballet me një rritje të ndjeshme të rasteve në fillim të këtij dimri, ekspertët e shëndetësisë thonë se është ende e mundur zbutja e pandemisë gjatë vitit të ardhshëm.

Në fakt ekzistojnë të gjitha njohuritë dhe mjetet e nevojshme për ta vendosur nën kontroll virusin, pasi ka tashmë në dispozicion shumë stoqe me vaksina të sigurta dhe efektive. Por mbetet e paqartë nëse ne do të bëjmë zgjedhjet e vështira që janë të nevojshme, apo do të lejojmë që pandemia të vazhdojë të përhapet, duke i hapur potencialisht rrugën një situate shumë më të keqe.

“Trajektorja e kësaj pandemie është në duart tona”-deklaroi së fundmi për gazetarët MariaVan Kerkhov, ekspertja kryesore e Organizatës Botërore të Shëndetësisë për krizën e Covid-19. A mund të arrijmë një gjendje ku të kemi fituar kontrollin mbi virusin brenda vitit2022? “Absolutisht që po. Ne mund ta kishim bërë tashmë këtë gjë, por kjo nuk ka ndodhur”– tha ajo.

Një vit pas daljes në treg të vaksinave të para, në nivel global janë administruar më shumë se 7.5 miliardë doza. Dhe bota është në rrugën e duhur për të prodhuar rreth 24 miliardë doza deri qershorin e vitit ardhshëm, një shifër që është më se e mjaftueshme për të vaksinuar tëgjithë banorët e planetit.

Ekspertët thonë se është e mundur zbutja e pandemisë gjatë vitit të ardhshëm. Por mungesa e madhe e vaksinave në vendet më të varfra, dhe kundërshtimi i disave për t’u vaksinuar aty ku ka vaksina, i ka lënë vendet të prekshme, teksa variantet e reja më të transmetueshme sikurse është Delta, kanë shkaktuar valë të reja infektimesh.

Kjo ka sjellë vazhdimin e skenave të pacientëve të intubuar në spitalet e mbipopulluara, dhe radhët e gjata të njerëzve që përpiqen me dëshpërim të gjejnë oksigjen për njerëzit e tyre të dashur. Imazhet e dhjetëra turrave me dru të improvizuara që djegin trupat e pajetë në Indinë e goditur fort nga varianti Delta, janë shndërruar në mishërimin e kostos së lartënjerëzore të pandemisë aktuale.

Zyrtarisht, më shumë se 5.1 milionë njerëz kanë vdekur nga koronavirusi në mbarë botën, edhe pse OBSH-ja thotë se shifra reale ka të ngjarë të jetë 2-3 herë më e madhe. Në Shtetet e Bashkuara, që mbetet vendi më i prekur në botë me afro 800.000 të vdekur, fluksi i vazhdueshëm i nekrologjive të shkurtra të postuara më llogarinë në Tëitter, FacesOfCovid, përfshin shumë njerëz që nuk ishin vaksinuar.

“Amanda, një mësuese matematike 36-vjeçare në Kentaki. Kris, një trajner 34-vjeçar futbolli në një shkollë të mesme në Kansas. Sheri, një mësuese 40 vjeçare e klasës së 7-të në Ilinois. Të gjitha patën ndikim në komunitetet e tyre. Të gjithë ishin shumë të dashur nga njerëzit. Të gjithë ishin të pa vaksinuar”- thuhet në një postim të fundit.

Dy vjet pasi virusi u shfaq për herë të parë në Kinë, vendet po luhaten ende midis hapjes dhe rivendosjes së kufizimeve. Protestat kundër vaksinimit, po tronditin një sërë vendesh në Evropë, e cila është bërë sërish epiqendra e pandemisë.

Pavarësisht skenave të tilla, shumë ekspertë sugjerojnë se pandemia do të përfundojë së shpejti. Covid-19 nuk do të zhduket plotësisht, por do të bëhet një sëmundje endemike e kontrolluar kryesisht në të njëjtën mënyrë siç bëjmë me gripin thonë ata.

Po ashtu eksperti i mirënjohur amerikan i sëmundjeve infektive, Entoni Fauçi, ka deklaruar se rritja e të numrit të të vaksinuarve, do të na çojë së shpejti në një pikë ku Covid-19 “mund të jetë ndonjëherë vërdallë në sfond, por nuk do të na dominojë, ashtu siç po bën tani”.

Por pabarazia e dukshme në qasjen ndaj vaksinave, mbetet ende një sfidë e madhe. Rreth 65 për qind e njerëzve në vendet me të ardhura të larta, kanë marrë të paktën një dozë vaksine, por në vendet me të ardhura të ulëta, kjo shifër është më pak se 7 për qind.

OBSH ka paralajmëruar se Omicron, një variant i ri i zbuluar për herë të parë në Afrikën e Jugut, paraqet një rrezik “shumë të lartë” në nivel global. Duke e cilësuar një fyerje moralekëtë ç’ekuilibër , OBSH u ka kërkuar vendeve të pasura të heqin për momentin dorë nga ofrimi i vaksinave përforcuese për të vaksinuarit plotësisht, derisa më të pambrojturit kudo në botë të kenë marrë dozat e tyre.

Por deri më sot pa asnjë dobi. Ekspertët e shëndetësisë, theksojnë se lejimi i përhapjes së pandërprerë të Covid-19 në disa vende, rrit në mënyrë dramatike shanset e shfaqjes sëvarianteve të reja, më të rrezikshme, duke e vënë kësisoj në rrezik të gjithë botën.

“Askush nuk është i sigurt, derisa të jemi të gjithë të sigurt”- ka përsëritur shefi i OBSH-së Tedros Adanom Gebrejesus që nga fillimi i pandemisë. Gautam Menon, profesor i mjekësisëdhe biologjisë në Universitetin Ashoka në Indi, thotë se është në interesin më të mirë të vendeve të pasura të garantojnë vaksinimin e të gjithëve edhe në vendet më të varfra.

“Do të ishte një miopi të supozohej se vetëm duke vaksinuar veten, ata e kanë hequr qafe problemin”- thotë ai. Në rast se bota nuk arrin që ta zhdukë këtë pabarazi, ekspertët paralajmërojnë se më e keqja mund të jetë ende përpara.

Një skenar makthi i përshkruar nga OBSH, parashikon që pandemia e Covid-19 të mbetet jashtë kontrollit, mes një “breshërie” të vazhdueshme variantesh të reja, më të rrezikshme, edhe kur një virus i veçantë i transmetuar nga mushkonjat, si Zika, shkakton një pandemi paralele.

Konfuzioni, keq-informimi dhe krizat e emigracionit të shkaktuara nga njerëzit që ikin nga zonat me shumë mushkonja, do ta zbehin besimin tek autoritetet dhe shkenca, ndërsa sistemet shëndetësore do të hyjnë në kolaps, dhe për me tepër do të ketë trazira politike.

Ky është një nga disa skenarët e ”besueshëm”, thotë drejtori i emergjencave në OBSH, Majkëll Rajan. OBSH po u kërkon vendeve të angazhohen për hartimin dhe miratimin e një traktati pandemik, që do ta ndihmojë botën të përgatitet dhe parandalojë krizat e ardhshme shëndetësore.

Artikulli paraprakITALIA SHTYN MBYLLJEN E KUFIJVE ME SHQIPËRINË DERI MË 31 JANAR 2022
Artikulli tjetërPËR HERË TË PARË NË NJË VIT, ULEN PAGAT NË TREMUJORIN E TRETË, E “PËSOJNË” BANKIERËT DHE IT