Rënia nga kategoria Superiore është një kafshatë që shkodranët akoma nuk kanë arritur ta kapërdijnë madje mund të përkufizohet si një plagë që dhemb.

Ende asnjë nga drejtuesit e klubit të futbollit Vllaznia apo edhe vetë presidentja e skuadrës kuqeblu Voltana Ademi gjatë kësaj përiudhe nuk kanë dhënë asnjë prononcim zyrtarë. Interesit të sotëm të gazetarëve në lidhje me të ardhmen e klubit Vllaznia u shpreh se nuk do të prononcohet .

Kryetarja e bashkisë Voltana Ademi u shpreh se do të ketë një deklaratë ditën e shtunë në lidhje me Vllazninë.

Edhe pse u bë më shumë se një javë që kur Vllaznia ka rënë nga Superliga i vetmi reagim i klubit të futbollit Vllaznia ka qënë deklarata ku kërkonin ndjesë publike si dhe masat ndëshkimore që janë marrë në bazë të rregullores ndaj lojtarëve.

Tashmë mbetet të pritet nëse vertëtë do të ketë një deklarate ndërsa shprehen se do të ketë zhvillime të reja te Vllaznia.

 

Artikulli paraprak1 QERSHORI, BUSHATI URON FËMIJËT NGA SHKODRA
Artikulli tjetërVLLAZNIA U-19 SËRISH KAMPIONE E SHQIPËRISË