Kjo e mërkurë ka shënuar festën e Krishtlindjes në të gjithë botën. Lindja e Krishtit në Betlehem rreth 2 mijë vjet më parë shënoi një prej ndryshimeve më të mëdha në historinë e njerëzimit.

Por çfarë ëshët Betlehemi I Krishtlindjes, pse është kaq I rëndësishëm për besimtarët e krishterë? Përgjigjet do na I tregojë Dom Vlash Palaj, famullitari I Shkodrës I cili fillimisht e cilëson Betlehemin si një vend që ka ekzistuar para lindjes së Krishtit.

Dom Vlashi bën edhe një lidhje mes kuptimit të fjalës Betlehem dhe titullit të Jezu Krishtit ku thotë se Biri I Zotit lindi në Shtëpin e Zotit.

Në këtë atmoseferë të festës më të madhe për besimtarët e krishterë, Dom Vlash Palaj ka një urim të veçantë.

Çdo vit në sheshin para Kishës së Shën Shtjefnit në Shkodër ndërtohet skena e lindjes së Krishtit, birit të Zotit. Dom Vlash Palaj e quan këtë moment historic si lidhjen e parë që pati Zoti me njerëzimin, sepse ai I gjendet gjithmonë pranë bijëve të tij.

Ndërkohë, festa e krishtlindjeve vjen në mbarë botën si një nga festat më të bukura dhe më të pëlqyera nga të gjithë. Përgatitjet për këtë festë nisin javë përpara se vigjilja e 25 dhjetorit të shënojë edhe kulmin e festimeve.

Artikulli paraprakKRISHTLINDJA SHKODËR, MASSAFRA: PO HUMB SHPRESA
Artikulli tjetërSHKODËR, MESHA E SHENJTË PAS LINDJES SË JEZUSIT