Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij zhvilluar gjatë takimit me presidentin turk Erdogan.

Gjatë fjalës së tij Rama falënderoi presidentin turk për mbështetjen e tij që i ka dhënë vendit.

Po ashtu ai tregoi edhe rëndësinë e miqësisë së tij me Erdogan, duke u shprehur se është nga ata liderë të cilët e mbajnë fjalën e dhënë.

‘Është e vërtetë që shpeshherë janë kurioz për miqësinë e ngushtë me presidentin turk dhe priren ta shikojnë si një çështje konspiracioni. Jo xhamitë, jo aspiratat e presidentit…Përgjigja ime është e thjeshtë, se presidenti Erdogan thotë atë që bën dhe bën atë thotë. Nuk është e lehtë në diplomacinë e sotme që të gjesh njerëz që po-në e kanë po dhe jo-në e kanë jo. Kjo është edhe arsyeja përse unë këto episode i solla sepse ja ku jemi sot, këtu është materializimi i të gjitha fjalëve të bukura. Këtu mund të shikohet se çfarë do të thotë nga presidenti Erdogan kur shprehet se ‘Çfarë i dhemb Shqipërisë më dhemb dhe mua. Këtë frymë Erdogan e rrënjosur thellë në shpirtin e Turqisë dhe mënyrë se si e shikon botën dhe miqtë e saj. Kuptimi që ai i jep me vepra fjalës vëllazëri është mishërimi i asaj që thotë profeti Muhamed paqja qoftë me të se: Asnjë nga ju nuk beson nëse nuk dëshiron për vëllain e vet të njëjtën gjë për veten e vet’, tha më tej Rama.

Artikulli paraprakFOTO/ BSH HEDH SOT NË TREG DY KARTËMONEDHAT E REJA, JA SI DO TË DUKEN 500 E 2000 LEKËSHI
Artikulli tjetërRAMA ZBULON ÇFARË I THA ERDOGAN NË TAKIMIN E PARË DHE PYETJEN E GAZETARIT GJERMAN: PRESIDENTIN TURK E KAM SHUMË MIK!