Territoret e Bashkisë Shkodër mbeten destinacionet kryesore turistike në veri të Shqipërisë.
Atraksione të shumta ofrohen duke nisur që nga vija bregdetare në Adriatik e deri në bjeshkët e Thethit. Ndër të tjera, gjatë këtij muaji në Bashkinë Shkodër janë parashikuar edhe dy festivale në shërbim të turizmit. Zhvillimi i balancuar i turizmit në të gjithë territorin e bashkisëe mbetet sfidë për stukturat lokale.
Njësia Administrative Gur i Zi, tregojnë përfaqësuesit e drejtorisë së turizmit, pritet që vitet e ardhshme të ketë një vend të rëndësishëm në hartën turistike të Shkodrës. Në veriun e Shqipërisë, vendin kryesor sa i përket turizmit e zë Shkodra. Gjatë 5 viteve të fundit, përveç destinacioneve kryesore, Velipojës, qytetit të Shkodrës dhe Thethit, përparësi promovuese u është dhënë edhe zonave jo shumë të njohura, por që në aspektin turistik kanë potenciale të rëndësishme.