Këto pamje nuk i përkasin një filmi, por janë reale dhe kanë ndodhur në qytetin bregdetar Qingdao në Kinë.

Shoferët e makinave u tmerruan kur mbi automjetet e tyre filluan të bien oktapodë, yje deti dhe molusqe gjatë një stuhie të frikshme.

Fotografitë e postuara në rrjetet sociale tregojnë qartazi krijesat e detit të ngecuara në xhamat e makinave.

Meteorologët thanë se moti që përfshiu këtë qytet ishte gati të thyente rekord të uraganëve. Stuhia besohet se shkaktoi edhe vorbulla uji në Detin e Verdhë, të cilat thithën të gjitha llojet e krijesave të detit e që më pas i hodhën nëpër rrugë.

Artikulli paraprakHOLANDË/ FURGONI FUTET MES TURMËS NË NJË FESTIVAL NË AMSTERDAM, NJË I VDEKUR, 3 TË PLAGOSUR
Artikulli tjetërSEZONI TURISTIK, POLICIA MERR MASA, BLLOKOHEN 17 MJETE LUNDRUESE