Një rrëshqitje misterioze 2 km larg një prej trashëgimive më të mëdha botërore që gjendet në Peru, ka vënë në alarm autoritetet pasi rrezikohet një prej vendbanimeve më të lashta në Amerikën latine.
90 familje që banonin në atë zonë janë evakuuar, por ky nuk është shqetësimi real për autoritetet peruane, e jo vetëm, por rrëshqitjet masive të tokës po ndodhin në malin e Cusco, që vizitohet çdo vit nga miliona turistë, për të parë banesat e ndërtuara nga Inkasit rreth shekullit të 15-të në Machu Picchu.
Ende mbeten paqarta arsyet e kësaj zhvendosje gjigante të tokës, por nga sa raportojnë autoritetet kjo mund të jetë shkaktuar nga ndryshimet mjedisore, për shkak të shpyllëzimit të zonës për të krijuar sa më tepër tokë të kultivueshme.
Por pavarësisht arsyes që e ka shkaktuar këtë katastrofë ekologjike, fakt mbetet se nëse nuk ndërhyhet atëherë një nga mrekullitë e botës do të mund të zhduket përgjithmonë