Elon Musk ka vendosur që të mbyllë përkohësisht zyrat e kompanisë Twitter. Në një mesazh që u ka dërguar stafit tregon se zyrat do të rihapen më 21 nëntor.

Musk nuk dha asnjë arsye përse po merrte këtë vendim. Njoftimi vjen mes raporteve se një numër i madh i stafit po largoheshin pasi pronari i ri Elon Musk u bëri thirrje atyre që të bëheshin gati për të punuar me “orë të gjata me intensitet të lartë” ose të largoheshin.

Në mesazhin që i kishte dërguar shkruante: “Ju lutemi të vazhdoni të pajtoheni me politikën e kompanisë duke u përmbajtur nga diskutimi i informacionit konfidencial të kompanisë në mediat sociale, me shtypin ose gjetkë.”

Stafi që binte dakord për punën me orë të zgjatur kishte afat për t’u regjistruar deri më 17 nëntor. Në të kundërt do të shkëputej kontrata dhe do t’u jepej pagesa e 3 muajve. Në fillim të këtij muaji kompania tha se po shkurtonte rreth 50% të fuqisë së saj punëtore.

Artikulli paraprak“MË I MIRI QË KAM PARË”, RONALDO FLET PËR RAPORTIN ME MESSIN, ZBULON KUSHTIN PËR TË LËNË FUTBOLLIN
Artikulli tjetërBARDHI KËRKESË NË ‘KUSHTETUESE’: SHPALLNI PAVLEFSHMËRINË E MANDATIT TË XHAÇKËS